Organizata terroriste PYD/PKK rrëmben të krishterët në verilindje të Sirisë

Mos i humb

Organizata terroriste PYD/PKK ka rrëmbyer disa pjesëtarë të komunitetit asirian në verilindje të Sirisë dhe i ka detyruar disa prej tyre të armatosen.

Sipas deklaratës në faqen e internetit të Këshillit Botëror të Asirianëve, thuhet se vazhdojnë kërcënimet ndaj të krishterëve në verilindje të Sirisë nga forcat e ashtuquajtura policore të organizatës terroriste PYD/PKK të cilat janë formuar nën emrin “forcat e rendit”.

Burime lokale të cilat nuk dëshirojnë që emri i tyre të zbulohet, raportuan se janë gjithnjë e më shumë të ekspozuar nga kërcënimi i PYD/PKK-së dhe se më 10 janar ata kanë rrëmbyer 7 të krishterë, 4 armenë dhe 3 asirianë (aramaikë).

Ndër të tjera bëhet e ditur se pas negociatave intesive janë liruar të gjithë personat përveç Saliba A. (20) që është rrëmbyer nga dyqani i tij në Kamishli.

Burimet që nuk kanë dijeni për fatin e Saliba A. tregojnë se Saliba A. është mbajtur në Kebek në një qendër ushtarake të organizatës terroriste PYD/PKK në afërsi të Kamishli dhe se mund të jetë dërguar në front në Afrin si të krishterët e tjerë.

Edhe një shok i të riut që ndjek zhvillimet nga afër dhe nuk dëshiron të zbulojë emrin e tij ka thënë se “Çdo ditë na thonin se Saliba do të lirohej së shpejti. Pasi kaluan 10 ditë tashmë nuk i besojmë më fjalëve të tyre. Jemi të shqetësuar në lidhje me situatën e Saliba”.

Gjithashtu edhe një nga negociatorët që dëshiron të mbetet anonim tha se “Forcat e rendit na thanë se të rrëmbyerit i janë dhënë YPG-së. Por edhe kjo e fundit na tha që të kontaktojmë me forcat e rendit. Po luajnë me ne. Po mbjellin farën e frikës brenda nesh. Dëshirojnë që ne të heqim dorë nga vendi ynë. Në këtë mënyrë mund të marrin më shumë pronat tona dhe territoret tona”.

– Pak kohë më parë janë rrëmbyer edhe 2 asirianë

Gjithashtu bëhet e ditur se kohët e fundit nga forcat e ashtuquajtura të “rendit” janë rrëmbyer edhe dy të rinj të tjerë Isho Hanna dhe Elias Hanna të cilët ishin duke shkuar në Universitetin Haseke. Për këtë asirianët theksojnë se të rinjtë që nuk kanë kryer trajnimet ushtarake rrëmbehen nga shkollat, rrugët dhe dyqanet e tyre, ku PYD/PKK i detyron këta të marrin pjesë në organizatën terroriste.

Ndërsa një tjetër burim ka vënë në dukje se organizata terroriste e sheh veten si drejtues të vendit ndërsa anëtarët e saj pasi i rrëmbejnë të rinjtë synojnë t’i dërgojnë në rajonet e konfliktit.

Johny Messo, kryetari i Këshillit Botëror të Asirianëve në një deklaratë duke dënuar veprimet e organizatës terroriste PYD/PKK-së tha se “Njerëzit tanë na njoftojnë për rrëmbimet, kërcënimet, presionet dhe çdo shkelje tjetër e të drejtave të njeriut. Duhet të përfundojnë këto shkelje. Kërkojmë nga YPG-ja që të respektojnë asirianët. I bëjmë thirrje SHBA-ve që t’i përcjellin këtë mesazh YPG-së”.

Deri në vitin 2011 të krishterët përbënin 10 për qind të popullatës së Sirisë. Që nga viti 2011 e deri më tani qindra mijëra asirianë janë detyruar të braktisin territoret e tyre./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit