Siri, 774 civilë të vrarë muajin e kaluar

Mos i humb

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se si pasojë e përleshjeve dhe sulmeve në Siri, muajin e kaluar kanë humbur jetën 774 civilë, prej të cilëve mbi gjysma nga regjimi i Bashar Asadit.

Këto të dhëna SNHR i shpalosi në një raport të publikuar në lidhje me njerëzit e vrarë nga përleshjet dhe sulmet në Siri për muajin janar.

Në raport theksohet se nga regjimi i Asadit jetën kanë humbur 408 civilë, prej të cilëve 76 ishin fëmijë dhe 54 gra.

Sipas raportit, nga shtatori i vitit 2015 e deri më tani, në sulmet e forcave ruse mbështetëse të regjimit të Asadit, jetën kanë humbur 142 civilë, prej të cilëve 40 fëmijë dhe 22 gra.

Në raport përmendet edhe shkelja e të drejtave nga organizata terroriste PYD/PKK në Siri, ku thuhet se muajin e kaluar, organizata terroriste ka ekzekutuar 13 civilë, prej të cilëve dy fëmijë dhe një grua.

Në bombardimet e forcave ndërkombëtare të koalicionit kundër organizatës terroriste DEASH, jetën kanë humbur 24 civilë, prej të cilëve gjashtë fëmijë dhe tetë gra, ndërsa nga sulmet e DEASH-it në janar janë vrarë 64 civilë, prej të cilëve 17 fëmijë dhe nëntë gra.

SNHR vë në dukje se si rezultat i përleshjeve mes opozitës dhe grupeve të armatosura kundër regjimit dhe forcave të regjimit, janë vrarë katër civilë, prej të cilëve një fëmijë dhe një grua, duke shtuar se nga palë të paidentifikuara janë vrarë gjithsej 119 civilë, prej të cilëve 35 fëmijë dhe 32 gra.

Apel për përfundim të mbështetjes me armë ndaj PYD/PKK-së

Duke apeluar deri te vendet mbështetëse të organizatës terroriste PYD/PKK që duke bërë presion ndaj organizatës të mundësojnë përfundimin e shkeljeve të saj në rajon, në raport kërkohet që të përfundohet edhe mbështetja me armë ndaj PYD/PKK-së.

Në pjesën e rekomandimeve të raportit kërkohet që t’u jepet fund sulmeve shënjestër i të cilëve janë civilët dhe kërkohet që grupet e huaja mbështetëse të regjimit të Asadit (milicitë shiite) të futen në listën ndërkombëtare të terrorizmit.

Ndryshe, në raportin vjetor të SNHR-së të publikuar muajin e kaluar, thuhet se në vitin 2017 në Siri janë vrarë dhjetë mijë e 204 civilë, shumica e të cilëve kanë humbur jetën nga regjimi i Asadit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit