Organizuan protestën e naftëtarëve në Ballsh në kohë pandemie, 8 të proceduar

Mos i humb

Policia e Mallakastrës ka proceduar penalisht 8 naftëtarë që organizuan protestën në Uzinën e naftës në Ballsh.

Kjo për shkak se në këtë kohë protestat dhe grumbullimet masive janë të ndaluara për shkak të pandemisë së koronavirusit.

NJOFTIMI I POLICISË
Organizuan dhe morën pjesë në protestë të paligjshme si edhe kanë thyer Urdhërin Nr.351 datë 29.0.2020 pika nr. 4 të Ministres së Shëndetësisë mbi masat ndaj pandemisë Covid- 19, procedohen penalisht 8 persona.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme para hyrjes kryesore të Ndërmarjes së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, proceduan penalisht 8 persona për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit