Osmani: Të krijojmë mjedis të sigurt për të mbështetur nevojat e grave

Mos i humb

Dhuna seksuale në lidhje me konfliktin dhe siguria klimatike janë dy temat kryesore që po diskutohen në kuadër të edicionit të dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, nën organizimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Në fjalimin e saj presidentja Vjosa Osmani i cilësoi të rëndësishëm angazhimin për të mos hequr dorë në luftën për drejtësi.

Vjosa Osmani: Në këtë sfond të konfliktit, kufizimeve shoqërore dhe trazirave kulturore është e rëndësishme që t’i përgjigjemi nevojave të grave dhe vajzave për t’i fuqizuar, për t’i mbështetur dhe për të krijuar një mjedis të sigurt për të gjitha gratë kudo qofshin njëherë e përgjithmonë.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se Ballkani Perëndimor ka qenë dëshmitar i konflikteve të përgjakshme, ndërsa gratë janë ato që kanë bartur barrën më të rëndë të konflikteve.

“Ndër ata që kanë bartur barrën më të rëndë të konflikteve janë gratë. Këto konflikte na shërbejnë si një rikujtesë i dhimbshëm është i çmimi dhe shtrenjtë është paguar. Historia në Ballkani Perëndimor dhe në shoqërinë shqiptare ka parë se sa të durueshme janë gratë si ndëmjetëse të paqes dhe stabilitetit. Sot po ashtu luajnë kontribut të shquar në ndërtimin e institucioneve demokratike. Vlen të theksohet se edhe Shqipëria edhe Kosova kanë shënuar përparim të dukshëm të përfshirjes së gruas në të gjitha proceset.  Paqja dhe siguria e qëndrueshme nuk mund të realizohet pa përfshirjen e grave dhe burrave në të gjitha proceset”, deklaroi Begaj.

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc, theksoi se vëmendje më e madhe duhet t’i kushtohet pandëshkueshmërisë së krimeve seksuale. Në këtë forum nuk mungoi as kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi.

Talat Xhaferi: Thelbi është ai që na udhëheq çdo ditë në marrjen e vendimeve politike të cilat kanë një qëllim të vetëm, të plotësojmë standardet për arritjen e barazisë gjinore.

Synim i këtij forumi ku po marrin pjesë përfaqësues nga 40 shtete të botës është të adresojë kërcënimet historike për sigurinë e grave së bashku me sfidat e reja të sigurisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit