Pacolli flet nga Dubai, tregon nëse Kosova është afër anëtarësimit në Interpol

Mos i humb

Zv/kryeministri i Kosovës dhe ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli është shprehur optimist se Kosova do të jetë pjesë e Interpolit.

Nga Dubai, ku po mbahet mbledhja e kësaj organizate, ai ka thënë se Kosova po punon që të sigurojë votat e mjaftueshme.

“Shpresa vdes e fundit, ne shpresojmë që Kosova të kalojë në INTERPOL. Besojm që Kosova të jetë pjesë e sistemit të sigurisë në rrafshin ndërkombëtar, dhe do të kemi shumë më lehtë ta luftojmë krimin, terrorizmin dhe çdo dukuri negative të shoqërisë”, ka thënë Pacolli, shkruan gazeta Insajderi.

Duke komentuar lobimin e ashpër të Serbisë, Pacolli ka thënë se shteti serb po tenton të shkatërrojë çdo gjë.

Vlerësoi se në këso raste “ndihmon edhe perëndia”.

“Unë nuk ndërhyj në punët e tjerëve, ata kanë planet e veta. Një e di, ne jemi duke bërë punë konstruktive, kurse ata janë duke shkatërruar. Dhe unë e di që jo vetëm për njerëzit, por edhe perëndimi ndihmon nëse puna është konstruktive”, tha Behgjet Pacolli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit