Pacolli në samitin e Brdo Brionit, zhvillon takime të nivelit të lartë

Mos i humb

Zv/kryeministri njëherësh edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, me ftesë të Presidentit maqedonas, George Ivanov, po merr pjesë në punimet e procesit të Bërdo- Brione.

Gjatë qëndrimit të tij në punimet e këtij procesi kryediplomati kosovar  po diskuton me homologët të vendeve pjesëmarrëse lidhur me zhvillimet në rajon, rrugën në procesin e integrimeve europaine si dhe lidhur me zhvillimet e gjithmbarshme ndërkombëtare.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Pacolli gjatë diskutimeve me homologet e tij nga rajoni ka theksuar përkushtimin e Institucioneve të Kosovës për të vazhduar në rrugën e integrimeve evropiane, sidomos tani, pas qartësimit të procesit të integrimeve, që nga publikimi i Strategjisë së re të zgjerimit nga Komisioni Europian. Kryediplomati kosovar, gjithashtu ka ritheksuar angazhimin e institucioneve të Kosovës për të kontribuar në zhvillimin e fqinjësisë së mirë.

Në punimet e procesit të Brdo – Brione të organizuar nga Republika e Maqedonisë në cilësinë e Presidencës së radhës, përveç Presidentëve dhe Ministrave të Punëve të Jashtme të rajonit po merr pjese edhe Presidenti i Këshillit të BE-së, z. Donald Tusk.

Procesi i Brdos u iniciua zyrtarisht nga takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bërdo afër Kranjit më 20 mars 2010. Si një nismë rajonale jo-formale, procesi mori emrin “Procesi i Bërdo-s”, sipas vendit të mbajtjes.

Qëllimi i krijimit të kësaj nisme rajonale ishte forcimi i lidhjeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit