Hapja e negociatave, Xhafaj takon homologun francez

Mos i humb

Gjatë vizitës së tij në Paris, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është takuar me homologun e tij Francës, Gerard Collomb, ku mësohet se është folur për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, menaxhimin e kufijve dhe migracionit, por edhe për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ministri i Brendshëm francez shprehu sërish kënaqësinë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe autoriteteve policore në fushën e sigurisë dhe punëve të brendshme dhe veçanërisht në arritjet pozitive të muajve të fundit në luftën kundër krimit te organizuar, menaxhimin e kufijve dhe migracionit të parregullt.

Nga ana e tij, ministri Xhafaj shprehu vlerësim të veçantë për inkurajimin e autoriteteve më të larta franceze në këtë drejtim dhe veçanërisht për vlerësimet pozitive të bëra publike nga ministri Collomb.

Gjithashtu, të dy ministrat ndanë mendime rreth procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, veçanërisht pas raportit të fundit të Komisionit Evropian i cili rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Rezultatet në fushat e sipërpërmendura, të vlerësuara edhe nga autoritetet franceze, luajnë një rol të rëndësishëm në proceset dhe vendimet e rëndësishme në të ardhmen.

Ata ranë dakord të takohen së shpejti në Paris ose në Tiranë së bashku me ekipet përkatëse, për të vlerësuar punën e bërë dhe për të thelluar më tej bashkëpunimin në fushën e rendit dhe sigurisë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit