Pacolli: PE-ja do të angazhohet që regjimi i vizave për kosovarët të hiqet sa më shpejtë

Mos i humb

Zv/kryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka takuar zv/presidentin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën në Parlamentin Europian, Ilhan Kyuchyuk.

Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Parlamenti Europian do të bëjë gjithçka që është e mundur që regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës të hiqet sa më shpejtë.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Zhvillova një bashkëbisedim të rëndësishëm me Zëvendës-Presidentin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën në Parlamentin Europian, Ilhan Kyuchyuk dhe shoqëruesit e tij. Parlamenti Europian do të bëjë gjithçka që është e mundur që regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës të hiqet sa më shpejtë. Presim që t’i festojmë festat e fundvitit në Europë pa viza. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit