Gjykata e Posaçme ka vendosur pushimin e çështjes për ish-kreun KED, Ardian Dvorani, pas padisë së presidentit Ilir Meta.
Në një prononcim për mediat menjëherë pas dhënies së vendimit, Dvorani tha se nuk ka përplasje me asnjë institucion dhe se ka ikur koha e gjyqeve popullore.
“Unë nuk kam përplasje me asnjë institucion. Jam gjyqtar dhe për çdo gjyqtar është jashtë realitetit të mendojë se ka përplasje me institucione. Nuk kam përplasje me kurrkënd. Zbatoj vetëm ligjin. Nuk jam kurrkush ta gjykoj apo paragjykoj atë që thotë ai. Koha e gjyqeve popullore i përkasin një periudhe të kaluar. Gjyqet nuk bëhen në media. Gjyqet vendosen këtu”, tha Dvorani.
Padia ndaj Dvoranit ishte dorëzuar nga presidenti Ilir Meta. Ai e akuzonte për disa shkelje gjatë procesit të verifikimit për kandidatët për Gjykatën Kushtetuese. Presidenti e akuzonte ish-kreun e KED për shpërdorim detyre dhe përfitim të titullit shtetëror.


