Zaev viziton të mbijetuarit e tragjedisë me 46 të vdekur në Bullgari

Mos i humb

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është nisur me urgjencë drejt Bullgarisë, aty ku një autobus me turistë maqedonas u përfshi në një aksident fatal ku humbën jetën 46 prej tyre.

Nga spital ku vizitoi 7 të mbijetuarit e aksidentit, ai tregoi nacionalitetet e viktimave.

Sipas kryeministrit, shumica e qytetarëve janë nga Maqedonia e Veriut, por të ndarë në shumë nacionalitete, si dhe shtoi se një është qytetar nga Presheva e Serbisë.

Shumica e viktimave janë nga Maqedonia e Veriut, më saktë nga Shkupi, por të nacionaliteteve të ndryshme. Gjithashtu në autobus ka qenë një shtetas nga Presheva dhe një nënshtetas belg. Kërkoj nga ekspertët bullgarë të tregojnë shkaqet e aksidentit. Të mbijetuarit kanë përjetuar një tmerr të vërtetë dhe kjo reflektohet. I jam mirënjohës për angazhimin në hetim. I jemi mirënjohëse për ndihmën Bullgarisë”, tha Zaev.

Mes viktimave ka femije dhe të rinj të moshave nga 20-30 vjeç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit