Meksikë, grabitet fabrika e prodhimit të parave

Mos i humb

Persona të armatosur kanë grabitur fabrikën federale për prodhimin e parave në kryeqytetin Meksiko të Meksikës.

Sekretari i sigurisë publike të qytetit Jesus Orta Martinez, është shprehur se tre persona të armatosur pasi kanë neutralizuar punonjësit e sigurisë në fabrikën e prodhimit të parave kanë grabitur kasafortën dera e së cilës ishte hapur më parë.

Nëpërmjet pamjeve nga kamerat e sigurisë po punohet për identifikimin e grabitësve të cilët janë larguar pasi kanë marrë qindra monedha ari dhe sende të tjera me vlerë, ka njoftuar më tej Martinez.

Pavarësisht se zyrtarët nuk kanë konfirmuar vlerën e parave dhe sendeve me vlerë të grabitura, burimet lokale kanë bërë të ditur se ato kanë një vlerë rreth 2.5 milionë dollarë.

Policia ka theksuar se vazhdojnë hetimet në lidhje me grabitjen e ndodhur.

Çdo monedhë ari 50 pezo (rreth 3 dollarë) është prodhuar në vitin 1921 në kuadër të 100 vjetorit të fitores së pavarësisë së Meksikës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit