Pakistan, arrestohet organizatori i dyshuar i sulmit në Mumbai

Mos i humb

Mohammed Hafiz Saeed, organizatori i dyshuar i sulmit në Mumbai të Indisë në vitin 2006, ku u vranë mbi 160 njerëz, është arrestuar në Pakistan.

Saeed konsiderohet themeluesi i oragnizatës Lashkar-e-Taiba dhe për kapjen e tij SHBA-të kanë ndarë një shpërblim prej dhjetë milionë dollarësh.

Mediat lokale theksojnë se Saeed është arrestuar derisa po lëvizte nga Lahora drejt Gujranvalit.

Kundër tij është lëshuar urdhër arresti për shkelje të ligjit, mbështeje dhe mbledhje të mjeteve për organizatat terroriste, larje të parave dhe grumbullim të fondeve.

Lashkar-e-Taiba është e njohur si organiztë e cila veçanarisht për objektiv ka civilët në Indi, ndërsa pretendohet se ajo qëndron pas sulmit mbi parlamentin në vitin 2001, sulmit ndaj stacionit hekurudhor në vitin 2006 dhe sulmin në Mumbai në vitin 2008.

Interpoli në vitin 2009 lëshoi fletarrest të kuq kundër Saeed-it.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit