
Një punonjës i Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Erbil ka humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në një restorant në qytetin verior irakian.
Sipas të dhënave që ka siguruar AA, diplomatë të konsullatës turke në Erbil janë sulmuar në restorantin ku kishin shkuar për të drekuar.
Sipas pronarit të restorantit, agresori me rroba civile dhe me dy armë në duar ka hapur zjarr drejtpërdrejt në stafin e konsullatës pas hyrjes në lokal.
Si pasojë e sulmit, një diplomat turk ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Drejtori i Policisë në Erbil, Abdulhalik Talat, tha se lidhur me sulmin është nisur hetim dhe se më vonë do të jepet deklaratë e detajuar lidhur me të.
Siç bëhet e ditur, të gjitha rrugët që mundësojnë kalimin nga Erbili në qytete të tjera janë mbyllur për trafikun.


