Pamje apokaliptike, stuhia e rërës “zhduk” qytetin në Kinë

Mos i humb

Një qytet në Kinë është “zhdukur” pasi një stuhi rëre e ka mbuluar tërësisht. Ngjarja u regjistrua në Dunhuang ku stuhia e rërës me lartësi 100 metra mbuloi këtë qytet.

Policia u detyrua të bllokonte qarkullimin dhe njoftoi drejtuesit e mjeteve të ndalonin dhe të prisnin deri sa të kalonte stuhia, për shkak se dukshmëria ishte më pak se 20 metra.

Ndërtesat shumëkatëshe shihen teksa zhduken tërësisht dhe mbulohen nga rëra.

Në Qershor, një tjetër qytet në Kinë, Hotan, u përfshi nga një stuhi e ngjashme rëre.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit