Shpërndante drogë në doza të vogla, pranga të riut nga Mirdita

Mos i humb

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi shiste lëndë narkotike teksa gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar doza me kanabis.

Mbi të riun rëndon akuza “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike në doza, kanë organizuar punën dhe në lagjen “Gurra” , Lezhë, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin N. Gj., 25 vjeç, banues në Mirditë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit