Pampuri: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve dhe infermierëve në rajon

Mos i humb

Nënkryetarja e PD-së, Oriola Pampuri, tha sot se Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të mjekëve dhe infermierëve në rajon.

Në një deklaratë për mediet, Pampuri solli statistikat e publikuara nga OBSH, ku theksohet se numri i mjekëve u tkurr me 15%, nga viti 2018 krahasuar me vitin 2020.

Kjo sipas deputetes së PD, vjen si shkak i mungesës të politikave inkurajuese dhe rritjes së buxhetit për shëndetësinë.

“Shqipëria mbetet ende vendi me numrin më të ulët të mjekëve, infermierëve, në rajon. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendi ynë renditet i fundit nga rajoni për mbështetjen financiare në shëndetësi, krahasuar me vendet e rajonit dhe Turqinë. OBSH thekson se numri i mjekëve u tkurr me 15%, nga viti 2018 krahasuar me vitin 2020. Nga 22 mjekë për 10 mijë banorë në 18.8 mjekë për 10 mijë banorë, ndonëse në atë vit nisi dhe pandemia COVID-19”, deklaroi Pampuri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit