KPA rikthen në detyrë prokuroren Antoneta Sevdari

Mos i humb

Kolegji i Posaçëm i Apelimit riktheu në detyrë ish-prokuroren Antoneta Sevdari.

Fillimisht Sevdari u shkarkua nga KPA, por Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strazburg gjeti shkelje në procedurën e ndjekur për Sevdarin, duke kërkuar rishqyrtimin e vendimit. KPA sot, pasi rishqyrtoi në themel çështjen e Sevdarit, vendosi rikthimin në detyrë të saj.

Në analizë të përfundimeve të GjEDNJ, kolegji vlerësoi se në rigjykimin e ankimit, për shkaqe të rikonfirmuara nga Komisioneri, analizimi i situatës juridike, verifikimi i pasurisë nuk ishte i nevojshëm. Kolegji vlerëson se ky proces mund të përfundojë veç me dy alternativa vendimmarrëse. Kolegji arrin në konkluzionin së në kushtet kur vendimet e GJEDNJ janë detyruese për Shqipërinë. Kështu e vetmja alternativë për Sevdarin është konfirmimi i saj në detyrë.

Më herët, KPA pasi kishte shqyrtuar kërkesën e Sevdarit për rishqyrtim të vendimit, me vendim të ndërmjetëm vendosi të pranojë kërkesën për rishikimin e vendimit, prishjen e vendimit të mëparshëm dhe rigjykimin e çështjes në themel në seancë gjyqësore.

Në kuadër të rigjykimit në themel të ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të konfirmimit të Sevdarit, Komisioneri kërkoi shkarkimin e saj nga detyra për pamjaftueshmëri në deklarimin e pasurisë.

Prokurorja Sevdari  dërgoi çështjen e shkarkimit të saj në Strasburg dhe e fitoi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit