Pandemia nuk i ‘bën përshtypje’ FACEBOOK, detyron punëtorët të kthehen në zyra

Mos i humb

Platforma më e madhe online, Facebook e krijuar nga Marc  Zuckerberg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me zyra në të gjithë botën po akuzohet nga punonjësit e saj, se po i detyron të punojnë, pa marrë në konsideratë faktin se jeta e tyre mund të jetë në rrezik.

Mbi 200 punonjës të Facebook kanë ngritur akuza ndaj kompanisë e cila i ka detyruar ata të kthehen në zyra për të punuar edhe përse në situatë tepër kritike për sa i përket COVID-19.

Ata i kanë drejtuar shqetësimet e tyre nëpërmjet një letër të hapur ku tekstualisht është shkruar se “kompania po rrezikon jetën e punëtorëve me qellim fitimin”

Facebook replikoi duke thënë se shumica e punëtorëve janë duke punuar nga shtëpia dhe do të vazhdojë të jetë kështu gjatë gjithë periudhës së pandemisë.

Në letrën e hapur punëtorët këmbëngulin duke u shprehur se “Pas muajsh të lejuar që moderatorët e përmbajtjes të punojnë nga shtëpia. 

Ne po përballemi me një presion të fortë për të mbajtur Facebook  të pastë nga gjuha e urrejtjes dhe dezinformimit por ju na keni detyruar të kthehemi në zyrë,” thanë ata.

Ata e mbyllën kërkesë e tyre duke thënë se Facebook ka nevojë për ta dhe se sakrifikimi i shëndetit për hir të përfitimit ekonomik është e pamoralshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit