Panik në ajër, aeroplani i “Japan Airlines” me 379 pasagjerë në bord përfshihet nga flakët

Mos i humb

Momente tmerri kanë përjetuar pasagjerët e aeroplanit të “Japan Airlines” që u përfshi në ajër nga flakët e zjarrit teksa po përgatitej për ulje në aeroportin Heneda të Tokios në Japoni.

Sipas televizionit kombëtar “NHK”, aeroplani me 379 pasagjerë në bord dhe me stafin e ekuipazhit arriti të ulej në aeroport, ndërsa menjëherë nisi operacioni i shpëtimit.

 

Të gjithë pasagjerët u nxorrën nga avioni me urgjencë. Ndërsa aeroplani u dogj i tëri në pistë.

Nuk dihet ende shkaku i incidentit në ajër që rrezikoi jetën e udhëtarëve. Besohet se aeroplani i pasagjerëve u përplas gjatë uljes me një avion të rojes bregdetare. Sipas mediave japoneze, një anëtar ekuipazhi nga avioni i rojes bregdetare ka shpëtuar, ndërsa 5 të tjerë janë të zhdukur.

Autoritetet japoneze kanë nisur një hetim për këtë ngjarje të rëndë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit