Parking me 500 vetura në Prishtinë, këtë vit fillojnë punimet

Mos i humb

Kryetari i Prishtinës , Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka bërë të ditur se këtë vit do të fillojë ndërtimi i parkingut nëntokësor te fakulteti i Filologjisë, ndërtime këto që do të zgjasin 18 muaj.

Ai me ketë rast ka informuar kompanitë e interesuara se është hapur konkursi.

Ja postimi i plotë i tij:

Sot është publikuar njoftimi për parakualifikim për kompanitë e interesuara për ndërtimin e parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik. Ky parking me minimum 500 vendparkime është një prej investimeve më të mëdha në Komunën e Prishtinës. Në fazen e parakualifikimit do të kalojnë vetëm kompanitë/konzorciumet që kanë dëshmi të përvojes dhe dëshmi të kapacitetit financiar.

Në sipërfaqe do të zgjerohet hapësira gjelbëruese duke rritur parkun qëndror të Prishtinës.

Punimet priten të fillojnë sivjet dhe të zgjasin 18 muaj.

Dokumentacioni mund të tërhiqet në Komunen e Prishtinës ndërsa afati për parakualifikim është deri me datëm 5 korrik 2018./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit