Parlajmërimi i “frikshëm”: Omicron do na infektojë të gjithëve

Mos i humb

Kreu i ekspertëve amerikanë për pandeminë Anthony Fauci, ka deklaruar se Omicron do na prek të gjithëve.

Sipas tij, aftësia e këtij varianti për t’u përhapur me shpejtësi do të infektojë një pjesë të madhe të popullsisë në botë.

“Me shkallën e tij të jashtëzakonshme, të paprecedentë të efikasitetit të transmetueshmërisë, Omicron përfundimisht do të na gjejë pothuajse të gjithëve”.

Këshilltari i presidentit amerikan Joe Biden për pandeminë nënvizoi se të pavaksinuarit do të paguajnë një çmim më të lartë.

“Edhe ata që janë vaksinuar apo që kanë marrë një dozë përforcuese do të ekspozohen. Disa, ndoshta shumë prej tyre, do të infektohen, por me shumë mundësi, me disa përjashtime, do ta kalojnë mjaft mirë në kuptimin e mos shtrimit në spital dhe vdekjes.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit