Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar sërish sot, pas protestës së 8 janarit, që u shoqërua me akte dhune.
Ai ka publikuar një video në “Facebook”, ku në fasadën qendrore të selisë së PD, ngrihet një banderolë gjigante ku shkruhet, “Partia Demokratike e Shqipërisë”.
“Partia Demokratike do të ringrihet si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim! Për një të ardhme më të mirë për të gjithë”- shkruan Basha krahas videos.


