Parlamenti Europian (PE) ka dënuar qeverinë e Abdel Fattah al-Sisit për shkak të dënimeve me vdekje të zbatuara në këtë vend, duke e paralajmëruar atë për heqjen e këtyre dënimeve.
Në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së, deputetët u bënë thirrje zyrtarëve egjiptianë për ndaljen e të gjitha ekzekutimeve të planifikuara dhe rishqyrtimin e kodit penal në kuadër të së drejtës për gjykim të drejtë.
Parlamentarët poashtu shhprehën shqetësime për ekzekutimet kolektive në Egjipt.
PE ka shprehur shqetësime edhe për kufizimet e të drejtave themelore të njeriut nga ana e Kajros zyrtare, duke apeluar për ndalimin e çdo lloji të retorikës së dhunës, provokimit dhe urrejtjes.
Qeverisë së Sisit i është bërë me dije se mbrojtja e të drejtave të njeriut mund të realizohet përmes mirëqenies afatgjate./Rtv islam/


