Partia e re mund të bashkëpunojë me Qeverinë

Mos i humb

Deputeti i Grupit të Pavarur të Deputetëve, Dukagjin Gorani, ka thënë se partitë politike ekzistojnë për të bashkëpunuar, por ai shprehet se parimet e bashkëpunimit duhet të negociohen.

“Natyrisht që në kontekstin e përgjithshëm, partitë politike ekzistojnë që të mund të bashkëpunojnë, mirëpo parimet e bashkëpunimit duhet të negociohen. Nuk mendoj që mund të këtë bashkëpunim automatik. Nuk mendoj që automatikisht duhet në çfarëdo situate dhe për çfarëdo teksti ose platforme të krijohet përshtypja e gatishmërisë së bashkëpunimit”, ka thënë Gorani për REL.

Ai ka thënë se grupi i ri parlamentar është i gatshëm të diskutojë, të vlerësojë e analizojë , por Gorani ka thënë se platformat e ofruara deri më sot janë shumë të pa qarta.

“Mendoj që grupi ynë është i gatshëm që të diskutojë, është i gatshëm që të vlerësojë dhe të analizojë dhe natyrisht të përpiqet të gjejë mënyra të bashkëpunimit edhe të ndihmesës që mund ta ofrojë në ndërtimin e një konsensusi absolutisht të nevojshëm karshi procesit politik dhe fazës së tij finale. Mirëpo, ajo çfarë kemi parë deri sot në platforma të ofruara, janë dokumente jo shumë të qarta. Të shkruara pa kujdes, për faktin që pjesërisht janë konstatime edhe pjesërisht janë imponime”, ka thënë Gorani.

Ndryshe, prej që janë ndarë nga VV’ja, grupi i të pavarurve po portretohen si më liberal krahasuar me VV’në. Madje ata edhe hartuan një program partiak më nga qendra, duke përfaqësuar socialdemokracinë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit