Pas një viti hetim, vazhdon operacioni antidrogë në Korçë, tre të arrestuar

Mos i humb

Tre persona janë arrestuar këtë të enjte në Korçë, duke e çuar në 19 numrin e të ndaluarve për trafikm të lëndëve narkotike në qytet.

Në pranga kanë rënë A (D) Myrtollari, A Bebri, A Sinani.

Policia njofton se ka kapur 40 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, duke e çuar në 485.5 kilogramë lëndë narkotike të sekuestruar.

Grupi kriminal e përgatiste drogën për ta shitur më pas në Greqi.

“Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, do të transportonin një sasi droge, organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Volkswagen”, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran, Korçë, me drejtues shtetasin A. B. dhe pasagjerë dy shtetasit e tjerë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në bagazhin e tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 (njëzetë e dy) pako me peshë totale 40 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis”, njofton policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit