Pas shkollimit në Turqi, Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe dy pilotë!

Mos i humb

Ushtrisë së Kosovës po i shtohen kuadro të reja oficerësh, profilesh të ndryshme, për të qenë forcë profesionale dhe e ndërveprueshme me ushtritë tjera mbi bazën e standardeve të NATO-s.

Në vazhdën e sukseseve të arsimimit dhe profesionalizimit, dy oficerë të rinj, pilotët e Ushtrisë së Kosovës, nëntoger Atdhe Hasani dhe nëntoger Krenar Voca, ata të cilët përfunduan me rezultate të shkëlqyera shkollimin profesional për pilot helikopteri në Akademinë Ushtarake  “Kara Havacilik Okulu” në Turqi.

Ata tash, pas aftësimit profesional në Turqi, janë kthzer për të vayhduar profesionin e pilotit si kuadër i FSK-së.

Nëntoger Atdhe Hasani, me suksesin e treguar gjatë shkollimit të tij,  ka arritur që të radhitet  i dyti  në mesin e kadetëve më të mirë të gjeneratës.

Në ceremoninë e diplomimit i pranishëm ishte atasheu i FSK-së i akredituar në Turqi,  kolonel Bekim Osmani.

Oficerët e rinj, të cilët kanë përfunduar me sukses akademinë ushtarake për pilot, pritet që së shpejti, pas kthimit nga Turqia, të angazhohen me shërbim aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës,  për të dhënë kontribut në ngritjen e kapaciteteve ushtarake në lëmin e aviacionit.

Në bazë të marrëveshjes dypalëshe, Republika e Turqisë po vazhdon të ndihmojë në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja të FSK-së.

Image may contain: 2 people

Forcës së Sigurisë të Kosovës i shtohen edhe dy pilotë

Image may contain: one or more people and airplane

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit