Thaçi në kujtimin e heroit Fetahaj: S’do ketë sukses asnjë përpjekje për të njollosur vlerat dhe sakrificat e UÇK-së

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se heroi Xhemajl Fetahaj, hyn në radhët e veprimtarëve dhe luftëtarëve që kanë biografi të jashtëzakonshme në rrugën e realizimit të idealit për Liri dhe Pavarësi të Kosovës.

”Para 20 vjetësh Ushtria Çlirimtare e Kosovës krahas luftës heroike, pati dhe goditje. Sot e 20 vjet më parë ranë heroikisht bashkëluftëtarët tanë Xhemail Fetahaj e Milazim Shala, aty ku po thyhej përfundimisht kufiri Shqipëri-Kosovë. Xhemajl Fetahaj hyn në radhët e veprimtarëve dhe luftëtarëve që kanë një biografi të jashtëzakonshme në rrugën e realizimit të idealit të tyre për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës”.

”Xhemajl Fetahaj si pjesëtar i Organizatave Çlirimtare, si student i Historisë, përjetoi burgun prej nga e forcoi edhe më tepër bindjen për të punuar edhe më shumë kundër sundimit të Serbisë në Kosovë. Pas daljes nga burgu ai dha një kontribut të çmuar në lëvizjen për pajtim dhe kundër hakmarrjes. Xhemajl Fetahaj t’i ikur arrestimit të dytë ai përjeton mërgimin por asnjëherë nuk e ndal aktivitetin e tij kombëtar për çlirimin e Kosovës”.

”Edhe unë kisha nderin të bashkëveproja në organizatë politike me Xhemajl Fetahaj. Rënia e dëshmorëve të shumtë në beteja, sakrifica e martirëve gjithandej Kosovës tregon më së miri çmimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është projekti më i suksesshëm politik dhe ushtarak i kombit shqiptar në shekullin e kaluar por dhe në histori. Ushtria Çlirimtare është projekti më produktiv, rezultat dhënës për Kosovën si në aspektin e brendshëm por edhe në atë ndërkombëtar”.

Thaçi në Akademinë Përkujtimore kushtuar heroit të ndjerë Xhemajl Fetahaj, tha se UÇK-ja është projekti më produktiv që i ka ndodhur Kosovës ndaj dhe nuk do të kenë sukses ata që duan të njollosin këtë vlerë.

”Sa më shumë po kalon koha aq më shumë po dalin në pah vlerat e luftës së drejtë të UÇK-së prandaj asnjëherë nuk do të kenë sukses asnjë përpjekje për të njollosur vlerat dhe sakrificat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

”Për dy dekada Kosova ka bërë një progres të jashtëzakonshëm. Viti 2019 është shpallur Viti i NATO-s, sepse e themeluam ushtria. Kosova do të mbetet gjithmonë, mirënjohëse përjetë për kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA-së, Bashkimit Europian dhe NATO-s për lirinë e Pavarësinë që sot ne e gëzojmë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit