Idrizi tha më tej, se kanë rënë dakord me maxhorancën që Presidenti të zgjidhet sipas parimeve Kushtetuese, ku rol të ketë edhe opozita.
“Është detyrim kushtetues në mënyrën se si sillet Presidenti që në tre raundet e para duhet për konsesnus. Shqiptarët kanë nevojë për President konsensual. Theksuam që Presidenti i Republikës duhet të jetë një preson me eksperiencë politike.
Ne gjetëm një vullnet të mirë. Vlen për ta verifikuar që nuk do të kemi një President të zgjedhur në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca. Ramë dakord që kemi hyrë në proces Kushtetues. Shqiptarët kanë nevojë që të fokusohemi në emra konkretë. Sigurisht në këtë proces janë shumë palë, është proces parlamentar. Duhet të bashkohemi te figura. Patëm dakordësi me deputetët e PS. Patëm një dakordësi me përfaqësuesit e Partisë Socialiste që ka ardhur koha që të hyjmë në procesin e emrave kokretë, kë duan shqiptarët. Nuk duhet të jetë një process i momentit të fundit dhe i ftoj të gjithë të jemi në përgjegjësinë tonë që ti japim shqiptarëve me prerogativat e Kushtetutës”, tha Idrizi.


