Pastrim pjesërisht/ Klosi raportoi se u hoqën plehrat, por në terren janë ende

Mos i humb

Ditën e enjte, ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi raportoi të dhënat e bilancit të arritur pas aksionit kombëtar “Të pastrojmë Shqipërinë”. Një listë e gjatë, me zona që sipas Klosit janë pastruar plotësisht.

“Në Tiranë u pastruan të gjitha segmentet hyrëse të kryeqytetit, Urat e lumenjve pranë aeroportit, si dhe gjithë segmentet lumore të akseve në drejtim të Tiranës”, tha Klosi.

Në dy urat e lumit të Tiranës, pranë aeroportit të Rinasit është pastruar jo më shumë se 200 metër linear në të dyja krahët e urës, ndërsa pas kësaj distance ndotja vijon të mbetet prezente.

Aksioni Kombëtar i pastrimit të Shqipërisë nisi më datë 24 nëntor 2017 dhe përfundoi në 24 maj të 2018-s. Për qeverinë rezultatet janë të suksesshme, ndërsa në terren situata flet krejt ndryshe.

“Në Durrës u pastrua plotësisht Plazhi i Durrësit, Ura e Gjolës, Shtrati i lumit Zezë”, tha Klosi.

Ura mbi lumin Zezë në Fushë Krujë, një nga zonat e pastruara sipas ministrit të turizmit Blendi Klosi, pas aksionit ‘Të pastrojmë Shqipërinë’. Por aty nuk është pastruar asgjë.

Lumi Zezë mbetet një nga më të ndoturit, në të gjitha kohërat, në Shqipëri. Por, ai njihet edhe si një nga lumenjtë më të rrëmbyeshëm, që jo më larg se në nëntor të 2017-s doli nga shtrati duke shkaktuar dëme te qindra familje. Por, ky nuk është lumi i vetëm i ndotur. Mos trajtimi i mbetjeve urbane vijon të mbajë peng lumenjtë dhe detet në të gjithë vendin./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit