PD: A po zbatohet i njëjti plan si me Gjovalin Lokajn për të kaluar vettingun në shkelje të ligjit?!

Mos i humb

PD ka reaguar sërish sot për emërimin e Albert Dervishajt në postin e zv/drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Përmes ish deputetes Dhurata Çupi, PD deklaron se emërimi i Dervishajt në këtë post është kryer në shkelje të ligjit, ndërsa bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj.

“Kryeministri në ikje dhe servili i tij Lleshaj heshtin sepse janë ata përgjegjës për emërimet e të inkriminuarve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit në drejtim të Policisë.

Albert Dervishaj është emëruar si numri 2 i Policisë së Shtetit në shkelje të ligjit që e ndalon përfshirjen në polici të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Duke emëruar Albert Dervishajn në këtë post, dyshja Rama-Lleshaj kanë shkelur ligjin dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi.”- u shreh Çupi.

Deklarata e plotë:
24 orë pas denoncimit të Partisë Demokratike që në krye të Policisë së Shtetit është emëruar një agjent i sigurimit të shtetit, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj heshtin

Dy njerëzit që kanë emëruar bashkëpunëtorin e sigurimit, në postin e ndëndrejtorit të policisë, nuk kanë thënë asnjë fjalë.

Kryeministri në ikje dhe servili i tij Lleshaj heshtin sepse janë ata përgjegjës për emërimet e të inkriminuarve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit në drejtim të Policisë.
Albert Dervishaj është emëruar si numri 2 i Policisë së Shtetit në shkelje të ligjit që e ndalon përfshirjen në polici të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.

Duke emëruar Albert Dervishajn në këtë post, dyshja Rama-Lleshaj kanë shkelur ligjin dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi.
Emëruesit e tij në krye të Policisë së Shtetit, heshtin sepse ata e dinë ekzistencën e dosjes me numër regjistri 7559 në degën e sigurimit në Korçë në emrin e Albert Dervishajt.

Me këtë heshtje ata nxjerrin zbuluar farsën me vettingun që ngritën vet dhe ligjin për policinë e Shtetit duke emëruar me bindje të plotë sigurimsa në krye të organizatës më të rëndësishme ligjzbatuese në Shqipëri.
Albert Dervishaj duhet të shkarkohet menjëherë nga detyra dhe ata që e kanë emëruar në krye të policisë, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Në qeverisjen e Partisë Demokratike, të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do mbajnë përgjegjësi ligjore e penale dhe policia do të kthehet në shinat e ligjshmërisë duke i shërbyer vetëm sigurisë së vendit dhe qytetarëve.

#LIVE – Dhurata Çupi, deklaratë për mediat

Edi Rama dhe Sandër Lleshaj heshtin për emërimin e ish-bashkëpunëtorit të sigurmit Albert Dervishaj në krye të Policisë së Shtetit. A po zbatohet dhe në këtë rast i njëjti plan si me rastin e Gjovalin Lokajt për të kaluar vettingun në shkelje të ligjit?! Dhurata Çupi, deklaratë për mediat

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Samstag, 29. August 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit