“S’ka marrëveshje me Greqinë. Grupi negociator kalon nga Presidenti”, Rama reagon sërish për çështjen e detit: Do ta pësojnë ata që…

Mos i humb

Kryeminsitri Edi Rama reagoi sërish për çështjen e detit teksa ndodhej në Shijak ku ndoqi nga afër procesin për rindërtimin e banesave nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministri Ahmetaj e njoftoi se kanë përfunduar të gjitha procedurat për grantet, përveç rastit të Greqisë. Kaq mjaftoi që Rama të komentojë dhe të thotë se tani do flitet për konspiracion.

I pari i qeverisë u shpreh se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë për detin dhe se negociatat janë ndërprerë që kur atje u ndryshua qeveria. Rama shtoi se madje nuk ka as grup negociator, i cili do të kalojë patjetër nga Presidenti për të marrë besimin.

Ahmetaj: Të gjitha grantet përveç grantit 2,5 mln të Greqisë janë të përfunduara proceduarat dhe ka nisur zbatimi në terren

Rama: Mund të jetë konsipracion për detin… se është për të vënë duart në kokë se ka njerëz që nuk besojnë dhe ata që e firmosën atë marrëveshjen e famshme i kanë dalë detit në mbrojtje nga ne. Kuptojeni të gjithë, s’ka marrëveshje, nuk është arritur. Negociatat janë ndërprerë qysh kur u ndryshua qeveria në Greqi. Grupi negociator kalon edhe përmes Presidentit. Të thuash sot bëj transparencë për diçka që nuk ekziston është qesharake dhe dashakeqase. Ky popull është i mencuar, kush e merr për budalla e pëson. Kjo është një tjetër arsye pse do ta pësojnë përsëri ata që duan ta bëjnë për budalla me këtë historinë e detit.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË📍Shijak – Duke ndjekur punimet që vijojnë çdo ditë, në një tjetër kantier për rindërtimin e çdo pasoje të 26 nëntorit.👉 Në Shijak po punohet për akomodimin e 874 famijeve në shtëpi të reja, me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për furnizimin me energji dhe ujë të pijshëm, kanalizime, ndriçim e sinjalistikë rrugore, rrjetin e telefonisë e internetit, krahas 6 shkollave të reja, për #ShijakunqëDuam🙏 në #ShqipërinëqëDuam🇦🇱☀️

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 29. August 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit