Gjithashtu bëhet me dije se së bashku me projektligjin do të jetë edhe materiali shoqërues dhe hartat me 94 bashki.

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD Dhurata Çupi tha se ky projektligj përfaqëson interesat e qytetarëve shqiptarë.

“Punë e Komisionit është një punë voluminoze ku është shqyrtuar çdo e dhënë çdo propozim nga organizata.

Sot në deputetë të opozitës depozituan projektligjin për miratim dhe mbron interesa e qytetarëve shqiptarë.

Jemi munduar që çdo kërkesë e tyre të merret parasysh.

Nga 61 bashki sot kemi propozuar 94 në total, pra kemi një shtesë me 33 bashki.

Ne kemi qenë në të gjitha qarqet e vendit dhe kemi dëgjuar interesat e qytetarëve dhe mendojmë se ky projektligj i mbështet ato”, tha ajo.

“PD nëpërmjet deputetëve të saj në Komisionin e Reformës territoriale, do të dorëzojnë në Kuvend projektligjin për ndryshimet e ndarjes territoriale së bashku me materialin shoqërues dhe hartat me 94 bashki”, njoftoi më herët  PD.