PD: Dyshime për shpërdorim, të hetohen tenderat e kryer nga bashkitë

Mos i humb

Partia Demokratike kërkoi hetimin e tenderave të kryer nga bashkitë duke i cilësuar të dyshimtë. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Alfrida Marku, Sekretare për Pushtetin Vendor dhe Centralizimin tha se bashkitë kanë kryer në 14 muajt e fundit 1 374 tendera me vlerë 183 milionë euro, në kushtet kur ka dyshime për shkelje të rregullave në prokurimet publike.

“183 milionë euro nga taksat e qytetarëve shqiptar ka dyshime se janë shpërdoruar duke mos pasur objektiv investimet cilësore dhe përmirësimin e shërbimeve publike vendore, por mundësinë për abuzimin me pushtetin.

Mijëra operatorë ekonomik janë cenuar në të drejtën e tyre të konkurrimit të lirë e të drejtë, duke penguar shërbimet dhe zhvillimin ekonomik”, tha Marku.

Sipas saj, rezulton se 701 procedura janë kryer në mungesë konkurrence; 652 procedura duke skualifikuar të gjithë operatorët konkurrues përveç fituesit.

“Në emër të Partisë Demokratike, të vendosur me çdo kusht për mbrojtjen e interesit publik, në mbështetje të çdo iniciative ekonomike apo biznesi, kërkojmë nga institucionet kompetente marrjen e masave ndaj çdo rasti abuzimi me taksat e shqiptarëve dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, në rastin konkret në fushën e prokurimeve publike.”, nënvizoi Marku.

Ajo më tej kërkoj dhe ndërhyrjen e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe autoriteteve të drejtësisë për të vlerësuar shkeljet administrative dhe penale të kryera nga pushteti vendor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit