PD i përgjigjet Berishës: Kandidatet e Shtëpisë së Ilirit, nuk perfaqësojne kurrë demokratët!

Mos i humb

TIRANE– Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit tha sot se Lulzim Basha ka vendosur të qëndorjë në bunker.

Në një deklaratë, PD thekson se kandidatet e “Shtëpisë së Ilirit”, siç e quajnë, nuk përfaqësojnë demokratët. Sipas selisë blu, Berisha u strehua tek Meta për t’u mbrojtur nga “Non Grata”.

“Kandidatet e Shtëpisë së Ilirit, nuk mund të perfaqësojne kurrë demokratët. Berisha u strehua tek Meta për tu mbrojtur nga Non Grata, Meta kërkon të perdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-n. Të zgjedhësh Berishën e Metën, mban Ramën”, thuhet në deklaratën e PD.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit