Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për ditën e hënë datë 7 Shkurt në orën 10:00 vijimin e seancës për shkarkimin e presidentit Ilir Metës.
Kjo për shkak se trupa gjykuese i ka adresuar përfaqësuesve ligjorë të Presidencës 70 pyetje në total. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e kreut të shtetit kërkuan kohë për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve.
Për këtë arsye u vendos që seanca e radhës në Kushtetuese të zhvillohet më 7 Shkurt 2022.
Në seancën e shkuar Presidenca kërkoi përjashtimin e gjyqtarëve që sipas tyre nuk plotësojnë kushtet ligjore për të qenë pjesë e procesit por kerkesa e tij u rrezua.


