
PD i është përgjigjur përmes një deklarate zyrtare shpërndarë mediave, paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për ndalimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve. Në deklaratë, numri dy i partisë demokratike, Edmond Spaho shprehet se asgjë nuk do të mund të shpëtojë Ramë, ndërsa thekson se opozita është e palëkundur kundër pushtetit të tij.
“Pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash.
Nuk do ta shpëtojë dot asgjë. Opozita është e palëkundër kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin.” – shprehet Spaho.


