PD kërkon mocion me debat për raportin e DASH, Balla: Të diskutojmë edhe për “non grata”-n

Mos i humb

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në fillim të seancës së sotme plenare kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe futjen e një mocioni me debat mbi raportin e DASH për Shqipërinë.

“Kërkesa jonë për mocion me debat niset nga fakti që theksi i raportit vihet te gjendja e lirisë së medies dhe kapja e sistemit të drejtësisë”, tha Boçi.

Nga ana e tij, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se mazhoranca mezi pret të diskutojë për raportin e DASH, por kërkesa për mocion me debat duhet bërë sipas procedurës.

Po ashtu, ai theksoi se “Kuvendi duhet të diskutojë edhe për vendimin e SHBA-së për të shpallur ‘non grata’ Sali Berishën”.

“Nuk kemi përpara një kërkesë për mocion me debat. Nuk ka ardhur një e tillë. Rregullorja përcakton qartë se si vjen kërkesa dhe cilat janë hapat e procedurës. Këtu ka një kërkesë për ndryshim në rendin e ditës për diçka që nuk ekziston. Nëse ‘ju ka çuar nëna për me la gojën’ hajde bëjeni. Por në rast se doni vërtet bëjeni kërkesën sipas procedurës. Edhe ne duam të flasim për shumë gjetje të DASH. Ky Kuvendi duhet të ishte mbledhur për të diskutuar për vendimin e SHBA-ve për të shpallur ‘non grata’ një anëtar Kuvendi. Pra, për mocionin me debat nuk ka pasur një kërkesë dhe s’kemi çfarë votojmë”, tha Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit