PD mbledh Kuvendin Kombëtar, Basha pritet të largojë Nishanin

Mos i humb

Në selinë blu ka nisur mbledhja e Kryesisë së PD ndërkaq më datë 17 Korrik do të mbledh Kuvendin Kombëtar. Mbledhja e ditës së sotme do të bazohet në tri pika.

E para do të jetë, sipas PD-së, informimi mbi atë që e cilësojnë masakër zgjedhore në 25 Prill. E dyta ndryshimi i statutit dhe e treta, zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar, që do të thotë largim i Bujar Nishanit, që aktualisht është në krye të këtij institucioni.

VENDIMI I KRYESISE

Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë, ditën e shtunë, datë 17 Korrik 2021, ora 11:00.

Rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, është si më poshtë:

Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike  të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.

Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë.

Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit