PD: Qeveria përgjegjëse për rritjen e çmimeve. Jorida Tabaku kërkon dëgjesë me Ministrinë e Financave

Mos i humb

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ngriti në komisionin e ekonomisë një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve, rritjen e çmimeve.

Ajo tha se rritja e çmimeve dhe e inflacionit po varfërojnë më shumë njerëzit dhe se përgjegjëse kryesore është qeveria me politikat e saj të gabuara.

Jorida Tabaku tha se shembull janë taksat e rritura këtë vit për fermerët. “Rritja e taksave për fermerët në fund të 2021 ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore!

Sot fermerët janë duke dështuar dhe duke hedhur produktin e tyre sepse rritja e taksave po ndikon drejtpërdrejt në punën e tyre!”

Nënkryetarja e PD kërkoi një dëgjesë me Ministrinë e Financave për situatën e rritjes së çmimeve dhe efektin e politikave fiskale tek qytetarët, të cilat ndikojnë në varfërimin e mëtejshëm.

Së fundi, llogaritet se 51% e popullsisë në Shqipëri është në rrezik varfërie dhe përjashtimi social.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit