PD: Shqipëria e Edi Ramës eksportuese kryesore e krimit dhe drogës në Europë

Mos i humb

Partia Demokratike shprehet se shpopullimi është kthyer tashmë në një emergjencë kombëtare.

Në një deklaratë për mediat, në emër të PD, zëdhënësja e kësaj parti Floriana Garo ka bërë thirrje që Presidenti të thërrasë Këshillin e Sigurisë.

“Motoja “Fajin e ka Anglia” papërgjegjshmëri dhe varfëri e mendjeve dhe e politikave të brendshme”, deklaroi ajo.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA FLORIANA GARO

Piramida e korruptuar e pushtetit në Shqipëri, për të shmangur vëmendjen nga ngjarjet e brendshme, nga skandalet e vjedhjeve dhe babëzia e pafre, kanë nxjerrë nga sirtarët e etërve të tyre praktikat e vjetra, dhe i kanë hapur luftë qeverisë britanike.

Partia Demokratike është e pa-ekuivok në bindjen e saj se racizmi ndaj shqiptarëve, apo çdo populli tjetër, është i papranueshëm.
Nga ana tjetër ne nuk mund të mos e pranojmë botërisht se Shqipëria e Edi Ramës është eksportues kryesor krimi dhe droge në Europë, dhe në rastin konkret, problemi i emigrantëve klandestinë dhe kriminalitetit, për të cilin po debatohet, është shqiptar dhe jo britanik. Për më shumë, ky problem që është i yni, nuk mund të zgjidhet me deklarata, medemek patriotike, të cilat fshehin papërgjegjshmëri, dhe mosgatishmëri për tu ngritur në rolin e shtetarëve dhe zgjidhur problemet.

Kur dëgjon presidentin e Republikës të huazojë gjuhën e gjatë të kryeministrit apo të StrateXhaçkës së tij, dhe të marrë shenjë qeverinë e Madhërisë së Tij, kupton se shteti ka rënë në duar të pasigurta, ashtu si shqiptarët që ikin janë në kthetrat e sekserëve të emigracionit të paligjshëm, nëpër kanalin e La Manshit.

Identifikimi vullnetar i Presidentit me kryeministrin, edhe në gjuhën e marrdhënieve ndërkombëtare, një fushë ku ky i fundit është tashmë i diskredituar, dhe i ka sjellë kosto vendit, dëshmon se ndarja e pushteteve në Shqipëri është një koncept i huaj dhe Begaj e Rama i dinë vetëm emrin.

Presidenti si emblema e supozuar e unitetit kombëtar, duhet t’i thërrasë mendjes së pari, dhe së dyti të thërrasë Këshillin e Sigurisë, sepse emigracioni biblik, shpopullimi kataklizmik, nuk janë punë deklaratash, por emergjencë kombëtare.

Lufta e deklaratave dhe motoja “Fajin e ka Anglia” nuk dëshmon gjë tjetër veçse papërgjegjshmërinë dhe varfërinë e mendjeve dhe politikave të brendshme, ta cilat mbulohen me pseudo ngjarje në marrëdhëniet me jashtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit