PD shtyn protestën: Respektojmë Natën e Kadrit dhe Ditën e Fëmijëve

Mos i humb

Shtyhet protesta e opozitës. Ndonëse ishte vendosur më 31 maj, opozita ka vendosur të shtyjë me dy ditë protestën e shtatë kombëtare.

Vendimi është marrë pasi 31 maji është Natë Kadri, një natë e shenjtë për besimtarët myslimanë. Protesta është vendosur të mbahet më 2 qershor, pra të dielën në orën 19:00.

Protesta e radhës u vendos menjëherë pas mbylljes së protestës së 25 majit, ku kreu i PD Lulzim Basha zhvilloi një mbledhje me ish-deputetët, kryetarët e degëve dhe kryebashkiakët opozitarë.

Ndërkohë për shkak të vendosjes së protestës më 31 maj fillimisht nga opozita, kryeministri Edi Rama shtyu hapjen e fushatës më 1 qershor.

Kryedemokrati Basha ka respekutar ritet fetare, edhe gjatë protestave të opozitës së bashkuar. Ai ka ndërprerë fjalimin edhe në prostën e fundit të 25 majit, në shenjë respekti për momentin e iftarit, kohë kur besimtarët myslimanë çelin vaktin pas më shumë se 17 orësh agjërim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit