PE paralajmëron hetim në lidhje me Facebook

Mos i humb

Presidenti i Parlamentit Europian (PE), Antonio Tajani, paralajmëroi hetim të detajuar ndaj pretendimeve se të dhënat personale në rrjetin social Facebook janë keqpërdorur.

Përmes një postimi në median sociale, Tajani ka adresuar pretendimet se kompania për analizimin e të dhënave Cambridge Analytica ka mbledhur të dhëna nga 50 milionë llogari në Facebook, të cilat janë përdorur për të ndikuar në zgjedhjet në SHBA dhe referendumin për Brexit.

“Ka pretendime se të dhënat e fshehta të përdoruesve të Facebookut janë keqpërdorur. Kjo do të thotë shkelje e të drejtave të privatësisë së qytetarëve dhe është e papranueshme. PE do të hetojë këtë në mënyrë të detajuar dhe do të kërkojë llogari nga platformat digjitale që janë përgjegjëse”, është shprehur Tajani.

Ndryshe, javën e kaluar u pretendua se kompania Cambridge Analytica me qendër në Britani ka siguruar qasje në afër 50 milionë llogari në Facebook, të cilat i ka përdorur për të ndikuar në zgjedhjet në SHBA dhe referendumin për Brexit dhe se të dhënat janë tubuar edhe nga shkëmbiet e fshehta të porosive mes përdoruesve.

Facebook kishte dalë me deklaratë në lidhje me çështjen, duke i cilësuar si të pavërteta pretendimet në fjalë.

“Përdoruesit e Facebookut i ndajnë me vetëdije këto të dhëna. Nuk është hyrë në asnjë sistem me detyrim dhe nuk është vjedhur asnjë fjalëkalim”, kishte deklaruar Facebook./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit