Pediatria e re e Tiranës, në përgatitjet e fundit para hapjes të enjten

Mos i humb

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi sot pediatrinë e re të Tiranës e cila është në përgatitjet e fundit para hapjes ditën e enjte.

“Jemi drejt finalizimit të gjithë këtij investimi, i cili do të ndryshojë radikalisht 3 shërbime kryesore në këtë spital, shërbimin e urgjencës, të reanimacionit dhe të kirurgjisë infantile. Sot gjithë ekipi janë në punë, duke u marrë me detajet e fundit para hapjes së këtij spitali. Ky është përfundimi i fazës së parë”, tha ministrja.

Duke u ndalur te reparti i reanimacionit, Manastirliu theksoi se “gjithçka është tashmë gati për të pritur fëmijët e vegjël që duan një trajtim më delikat”. “Ekipi i terapisë intensive është në punë”, tha ajo.

“Është bërë një punë fantastike. Është një standard fantastik. Në godinën e vjetër mungonte infrastruktura moderne për ofrimin e një shërbimi shumë të shpejtë për pacientët. Tani duhet të trajnojmë stafet mjekësore në lartësinë e infrastrukturës”, tha Manastirliu.

Ministrja theksoi se “ambientet janë të bollshme dhe ofrojnë mundësinë e shtimit të kapaciteteve”.

Spitali i ri Pediatrik është pjesë e projektit të modernizimit të QSUT, bashkë me Spitalin e ri të Kirurgjisë që ka përfunduar dhe Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme.

Pediatria e re e Tiranës, një ndërtim modern që ka përfunduar është gati që me mobilimin dhe pajisjen të vihet në funksion të fëmijëve.

Shërbimet përfshijnë reanimacionin pediatrik, me katër salla operacioni të gjitha sipas standardeve sa i përket shërbimeve pediatrike, ndërsa është rritur kapaciteti në 500 shtretër.

Ky investim i shërben jo vetëm Tiranës, por gjithë Shqipërisë, pasi është një qendër reference që ofron shërbime të specializuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit