Pengoi ndërtimin e qendrës kombëtare për fëmijë te Liqeni, Rama për gjyqtaren: Ordinere!

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për rastin e gjyqtares, e cila pengoi ndërtimin e qendrës kombëtare për fëmijë te Liqeni një javë para se të kalonte në vetting duke e cilësuar “ordinere”.

Në një komunikim me ndjekësit për drejtësinë, Rama iu përgjigj edhe atyre që thotë se Prokurorët e SPAK që marrin miliona, kanë frikë të vendosin drejtësi duke thënë: “Këto milionat, frikërat e akuzat nuk na çojnë asgjëkundi.”

Rama: Unë jam i vendosur se po të mos isha, nuk i hyja fare Reformës në Drejtësi, nuk do të rrija me këmbëngulje e kokëfortësi, nuk do të dilja të vendosja lule aty ku janë shenjat e të rënëve më 21 janar. Sistemi që kemi zgjedhur i ka ndarë punët dhe në një kuptim të caktuar jemi jo vetëm të barabartë por edhe të pafuqishëm përballë padurimit tonë që shpesh herë na vë poshtë.

Jo më larg se pak ditë më parë, unë fola për një rast skandaloz, ku një gjykatëse skandaloze, një ordinere i ra ndesh një projekti të madh të qeverisë për fëmijën dhe e bllokoi për llogari të një individi. Ende sistemi është në pastrim e sipër. Nuk ka një forcë që mund ta bëjë sa hap e mbyll sytë. Leje cfarë thonë, ky i kontrollon të gjithë. E para është e pavërtetë, e dyta nuk funksionon kështu.

https://fb.watch/aGqYHWyfTf/

Kryeministri Edi Rama ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjete sociale ditën e sotme.

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët në Facebook, thotë se nuk mund ti kërkohet atij llogari për 21 janarin, apo çështje të tjera, pasi atë e ka në dorë drejtësia.

Kryeministri duke folur për Reformën në Drejtësi thotë se tashmë po pastrohet llumi në këtë sistem, ndërsa shton se ka akoma prokurorë dhe gjyqtarë që akoma bëjnë kërdinë, duke dhënë vendime të padrejta, ndërkohë që pritet të shkarkohen nga vettingu.

“Mund të shfryheni sa të doni me mua, i mirëpres të gjitha sepse kam një respekt të madh për ata që më kanë sjellë këtu dhe më kanë besuar këtë detyrë dhe më kanë bërë një nder që është më i madhi, të drejtojë vendin e vet. I konsideroj të gjithë ata që marrin pjesë në komunikimin këtu apo kudo ti shërbejë me respekt duke i dëgjuar, por as nuk mund të më kërkoni llogari mua për 30 vjet edhe 100 vjet, as të pamundurën! Është njësoj që të kërkosh që një fëmijë të bëhet nga 4 vjeç në 40 vjeç përnjëherë! Ndërkohë që ne flasim nuk është se asgjë s’ka ndodhur, sepse ka ndodhur edhe po ndodh diçka, po pastrohet llumi i paparë në sistemin e drejtësisë.

Gjykatës e prokurorë që kanë qenë ekzekutorë të drejtësisë, kanë shitur e blerë të drejtën sipas qefit, vettingu vazhdon llumi nuk mbaron. Ata që janë pjesë e këtij llumi dhe vazhdojnë të jenë në sistem vazhdojnë të bëjnë çfarë munden para se të ngecin në rrjetën e vettingut, madje ikin vetë kur vjen dita e vettingut, se i kanë mbaruar pazaret. Gjithë kjo neveri duhet duruar duke shtrënguar dhëmbët, s’jemi në vitin 1945! Sepse ka edhe sot njerëz që ma kërkojnë mua, qeverisë të bëjë hetime gjyqe arrestime, si mund të ndodhi kjo? Vetëm duke kthyer kohën mbrapa në vitin 1945, të kohës kur hetimet dhe gjyqet, arrestimet i bënte partia në pushtet me urdhër të sekretarit të parë, kjo s’mund të ndodhi! Ne kemi bërë reformën në drejtësi dhe kemi vënë gurin e themelit para 5 vjetësh, ça janë 5 vjet në historinë e një vendi ndërkohë që në historinë e atyre vendeve që i referohemi për drejtësi vendimet e pavarura jepeshin ‘dem baba dem’ në kohën kur ne nuk ishim shtet nuk eksitonim si shtet”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit