Pensionet zvicerane atraktive për shtetasit e BE-së

Mos i humb

Për shkak se shuma e pensioneve të tyre ishte shumë e ulët në vendin e tyre, qytetarët e BE-së ishin të gatshëm të vijnë në Zvicër.

Veprimi i qytetarëve të BE është i ligjshëm: Edhe pse të huajt do të duhet të kishin jetuar dhjetë vjet pa ndërprerje në Zvicër, me qëllim që të kërkonin përfitime plotësuese. Megjithatë, si rezultat i Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjës së Personave, qytetarët e BE dhe EFTA janë të përjashtuar nga ky rregull.

Sipas Luzerner Zeitung në zyrën e kompensimit Zug raportojnë për raste të tjera të ngjashme. “Sigurisht, nëse këto raste rriten, shpenzimet e skemave sociale do të vazhdojnë të rriten”, thotë Sturm, transmeton albinfo.ch. “Dhe fondet sociale financohen nga paratë e taksapaguesve”, thotë Livia Sturm, zyrtare e komunikimit e zyrës së kompensimit Zug.

Sebastian Frehner nga SVP thotë se është i shqetësuar nga sistemi aktual: “Emigracioni nuk është e keq në vetvete, por tërheq disa njerëz të gabuar” ndërsa zviceranët, të cilët me vite kanë paguar kontributet e tyre, nuk do të kuptojnë se si sistemi mund të shfrytëzohet në këtë mënyrë”.

Prandaj ai kërkon që vetëm ata persona që kanë paguar kontributet e AHV për të paktën pesë vjet të kënë të drejtë në pensionet zvicerane.

“Nga gjithsej 204’800 AHV pensionistë në Zvicër, 25,700 janë nga një shtet i BE-së apo i EFTA-s,” tha për 20 min Harald Sohns , zëdhënës i Zyrës Federale për Sigurimet Shoqërore (BSV)./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit