Pensionistët mirënjohës që tashmë i marrin falas fishat e diabetit

Mos i humb

Mbi 20 mijë të moshuar kanë marrë në një muaj fishat e diabetit me rimbursim, sipas protokollit të mjekut të familjes, ashtu siç përfitojnë paketën e plotë të trajtimit falas.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale mirënjohjen nga pensionistët që tashmë i marrin falas fishat e diabetit.

Të moshuarit shprehen se nëse do të vijonin t’i merrnin pa rimbursim fishat e diabetit, pensioni nuk do të ju dilte.

Ata theksojnë se rimburismi i këtyre fishave u ka krijuar mundësinë që të kryejnë kontrolle më të shpeshta.

Vendimi i marrë nga qeveria po zbatohet në të gjithë vendin dhe u kursen të moshuarve rreth një pension mujor në vit.

Nga 27 shkurti 2023, fishat për matjen e glicemisë përfitohen në të gjitha farmacitë e rrjetit të hapur me kontrate me FSDKSH, edhe nga të moshuarit +65 vjeç. Janë 50 mijë qytetarë që përfitojnë fishat e diabetit me rimbursim.

Pacientët me diabet përfitojnë trajtimin e plotë falas, me një financim të barnave me rimbursim në vlerën 2.2 miliardë lekë/vit. Rimbursimi i fishave të diabetit nisi për grupmoshën 0-18 vjeç në vitin 2018. Me pas u zgjerua edhe për të rinjtë deri 25 vjeç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit