Xhaçka: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, rol të vyer për perspektivën euro-atlantike

Mos i humb

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka vijuar takimet me krerë të shtetit në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Maqedoninë e Veriut.

Kryediplomatja është pritur në takim nga Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Xhaçka ka shprehur vlerësim për rolin e parlamenteve në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Gjithashtu, ministrja ka vlerësuar rolin e vyer të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si faktor i përkushtuar ndaj demokratizimit dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit