Për të martuarit !

Mos i humb

Një grua pyet sheikh Albanin duke i thënë: O sheikh para se të martohesha isha nga vajzat e zellshme dhe e devotshme, në leximin e Kuranin gjeja një ëmbëlsi dhe qetësi të çuditshme, ndërsa tani kam humbur dhe nuk e kam kënaqësinë, ëmbëlsinë e adhurimit !.

Albani: sa je e kujdesshme ndaj burrit tënde?

Gruaja: o sheikh unë të pyeta për Kuranin, agjërimin, namazin dhe kënaqësinë, ëmbëlsinë e adhurimit, e ti më pyet për sjelljen dhe kujdesin ndaj burrit tim?!

Sheikh Albani: po, motër ! për çfarë disa motra nuk e ndjejnë ëmbëlsinë e besimit, dhe kënaqësinë e adhurimit, saqë adhurimi nuk lënë gjurme dhe nuk ndikon tek to? !

Profe ti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“ Gruaja nuk e ndjen ëmbëlsinë e besimit derisa të kryej obligimet ndaj burrit të saj !”.

Sahih Et Tergib 1929
Unejs Murati-Daku

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit