Rama në Burksel, nga darka me Borell te diskutimet për Ballkanin e Hapur, ja çfarë pritet të ndodhë

Mos i humb

Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku dhe do të zhvillohet një takim mes liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Mësohet se pjesë e takimit do të jetë edhe shefi i Diplomacisë Europiane, Josef Borell.

Sipas raportimeve, në fokus të bisedave do të jetë çështja e hapjes së negociatave me BE, por edhe Balkani i Hapur.

Mësohet se tradita e organizimit të darkave me liderë nga Ballkani Perëndimor është iniciuar nga ish-kryetarja e Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, si një mënyrë për të inkurajuar dhe përmirësuar bashkëpunimin brenda rajonit dhe rajonit me BE-në.

Ndërsa në fund të darkës, ato priten që të japin edhe një deklaratë për mediat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit