Përfaqësuesi rus në OKB: Soçi nuk është alternativë për Gjenevën

Mos i humb

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) Vasily Nebenzya porositi se Soçi nuk është alternativë për Gjenevën.

Duke folur për Kongresin e dialogut kombëtar të Sirisë, i cili planifikohet në fund të muajit në Soçi, Nebenzia tha se Soçi ka për qëllim jetësimin e Procesit të Gjenevës nën udhëheqjen e OKB-së. Këshilli i Sigurimit të OKB-së në seancë të mbyllur shqyrtoi ndodhitë në Sirinë e përfshirë nga lufta.

Pas takimit, Nebenzya deklaroi se kanë biseduar edhe për ndodhitë në Rakka të Sirisë. Ai rikujtoi kufomat që janë gjetur pasi që Rakka është çliruar nga organizata terroriste DEASH, si dhe për atë se civilët nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Nebenzya theksoi për nevojën e gjithë atyre që kanë luftuar kundër DEASH-it në këtë qytet, të punojnë edhe në rindërtimin e tij të sërishëm. Ai foli edhe për Kongresin e ardhshëm duke shfaqur shpresë se në të do të marrë pjesë edhe OKB-ja.

“Soçi nuk është alternativë për Gjenevën, por mendojmë se do të kontribuojë për procesin që udhëhiqet nën patronazhin e OKB-së”, sqaroi Nebenzya. Ai shtoi se nevojitet që në takim të jenë të gjitha palët.

Përfaqësuesi i përhershëm i Britanisë së Madhe në OKB, Matthew Rycroft deklaroi se para takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të bisedohet për bombardimin e civilëve në Idlib dhe Gutën Lindore.

Kongresi i dialogut kombëtar të Sirisë, duhej të mbahej nga 29 deri më 30 janar në Soçi me pjesëmarrjen e rreth 1.700 personave. Në negociatat në Astana në fillim të muajit maj u dakordua vendosja e katër zonave jokonfliktuale në bastionet e përleshjeve më të mëdha në Siri.

Gjatë raundit të korrikut u dakordua formimi i grupeve të përbashkëta të punës./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit